Berisha: Në 2009 nëse s’do bëja koalicion me LSI do e bëja me Ramën

0
255

Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-kryetar i PD, tha se në këtë vend po vritet çdo ditë shpresa.
Berisha tha se ky kryeministër që ka arrestuar 22 mijë persona për mospagesën e faturave të energjisë, nuk ka arrestuar as 40 vetë për mbledhjen masive të kanabisit në Shqipëri.
Po ju tregoj një detaj. Në verën e vitit 2007 më vjen ambasadori i SHBA në zyrë dhe më thotë se ju keni filluar të mos bëni politikë.
Po i thashë,  sepse unë doja që të vinte George Bush në Shqipëri. Sepse po të rrija unë me çomangë ndaj opozitës nuk do të vinte opozita në Bruksel, por do të kishte të tjera raporte”, tha ish-Kryeministri duke bërë në këtë mënyrë një krahasim me sjelljen që sot ka Edi Rama ndaj opozitës.
Gjatë intervistës në abcnews, Berisha zbuloi se në 2009-ën nëse nuk do të do të arrinte të merrte mandatet në zgjedhje për të qeverisur dhe nëse nuk do të bënte koalicion me LSI-në,  atëherë do të ftonte Edi Ramën për koalicion.
“Unë për kapriçio nuk shkoja në zgjedhje”, tha Berisha, duke shtuar se një gjë të tillë e kishte deklaruar edhe më parë.
Në vijim ai shtoi se mesazhi i sovranit kur nuk zgjedh një shumicë të qartë, është vetëm koalicioni.