Edi Rama prezanton studiot e reja të ERTV

0
239

Kryeministri Edi Rama po e bën realitet dëshirën e tij për të pasur një televizion! ERTV ka tashmë studiot e tij dhe po ashtu të ftuar çdo ditë.
Duket se në funksion të mbarëvajtjes së tij është vënë zyra e shtypit të Kryeministrisë, keshtu punonjësit e Zyres së Shtypit në Kryeministri kanë nisur praktikën e tyre si gazetarë në ERTV.
 

Në platformën, e cila prej kohësh transmetonte aktivitetet e kryeministrit, prej ditës së djeshme kanë nisur të shfaqen edhe intervista ekskluzive. Lindita Nikolla ishte ministrja e parë që u ul në studion e ERTV-së duke ju përgjigjur pyetjeve të njërit prej punonjësve të zyrës së shtypit dhe pas saj ditën e sotme është shfaqur Taulant Balla.

Një detaj që vihet re është arredimi i studios në të bardhë dhe disa objekte që të japin përshtypjen e autopolaniti, si për të treguar se duhet dëgjuar zëri i të intervistuarve. Kolltukë kaf ku ulet i ftuar, dhe po ashtu një tavolinë xhami në të cilën janë futur gazeta, e gjitha kjo duket se përcjell mesazhi se ERTV do të jetë ekrani që duhet të dëgjohet duke na sugjeruar që të heqim dorë nga mediat e tjera./G.Z- Opinion.al