Kuvendi në provën e dytë të ‘zjarrit’, a do të kalojë lista për KLGJ-në dhe KLP-në

0
317

Kuvendi do të mblidhet sërish sot në seancë plenare, ku pritet të rihidhet në votim lista për KLGJ-në dhe KLP-në. Procesi duket i dështuar ende pa nisur pasi opozita e ka shprehur qëndrimin e saj kundër.

Edhe pse në listën që propozohet për herë të dytë në Kuvend janë bërë disa ndryshime, për opozitën i gjithë procesi ka qenë i ndikuar politikisht. Në mënyrë që lista, që do të votohet në bllok të kalojë, në Kuvend duhen 94 vota, që PS-ja nuk i ka.
Po ashtu Kuvendi edhe pse nuk e ka të parashikuar në rendin e ditës, pritet që të kthehet në një arenë të vërtetë ‘lufte’ për shkak të çështjeve të fundit të politikës.
Marrëveshja e detit me Greqinë ka ndarë palët, edhe pse duhet thënë se përveç ish-kryeministrit Sali Berisha, nga PD nuk ka pasur një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë çështje.
Po ashtu një tjetër temë e nxehtë do të jetë dhe nisma e re nga ana e ministres së arsimit ‘’3 lëndë në 6 orë’’.