Aksidenti në Maqedoni, Ahmetaj sfidon Bashën: Njëri nga ne të dy duhet të japë dorëheqjen

0
204

Ditën e djeshme kreu i PD-së Lulzim Basha bëri një deklaratë të fortë teksa tha se në makinën e ministrit Ahmetaj, kur u aksidentua në Maqedoni ndodhej dhe Klodian Zoto.

Po i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ahmetajt ku përmes një mesazhi i ka shpallur sfidë Lulzim Bashës.
“Nëse ti provon se Klodian Zoto ka qenë në makinë me mua në Maqedoni, ose ndonjëherë në makinë me mua, unë jap dorëheqjen. Nëse nuk e provon, jepe ti dorëheqjen”, kishte shkruar Ahmetaj.
Basha në reagimin e tij u shpreh se Ahmetaj është për në burg, jo për dorëheqje, duke kaluar bisedën më pas në tema të tjera.
“Je për burg jo për dorëheqje! Klodian Zoto është njeriu yt tek Hermes, te check up, ka vënë emrin për 3 inceneratorët për llogarinë tënde! Je për burg Arben, jo për dorëheqje”, u shpreh Basha.
Klodian Zoto është personi që ka fituar tenderin e imjanteve të mbetjeve në zonën e Verrisë në Fier, dhe akuzohet po ashtu se ka marrë para ende pa nisur puna në këtë impjant.