Arrestohet vrasësi me pagesë i Devi Kasmit, dhe organizatori i krimit

0
232

Ekzekutori i vrasjes së Devi Kasmit, është Eftimiu Eftimiues. Shtetasi grek është vrasës me pagesë, deklaron policia.
Ndërkohë Aurel Hoxhallari dyshohet se është organizatori
Në lidhje me këtë, drejtori i Policisë Tiranë, Ardi Veliu ndodhet në një konferencë për mediat
Devi Kasmi u vra naten e 29 janarit pranë godinës së SHISH në Tiranë, në një rrugicë të errët në rrugën “Kongresi i Manastirit”.
Ndërkohë është ndërprerë edhe seanca për Mario Meshinin, i cili u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e 41-vjeçarit.
Para pak minutash policia ka shoqëruar 4 persona. Mesohet se dëshima e Mario Meshinit ka ndihmuar në ndalimin e autorit.
I arrestuari i vetëm ka dhënë dje dëshminë e tij në qelitë e paraburgimit të Policisë së Tiranës, ku mbahet prej pak ditësh. Nga burimet jozyrtare të policisë mësohet se 25-vjeçari Mario Meshini ka përshkruar personin që qëlloi me armë zjarri, duke u shprehur se ishte 1.80 i gjatë, me mjekër dhe kapele.
Në lidhje me viktimën, Meshini u shpreh se e kishte njohur para 7 muajsh, pasi ia kishte prezantuar kunati. Sipas dëshmisë së Meshinit, ata i bashkonte pasioni për palestrën, në pronësi të 41-vjeçarit Kasmi. Përsa i përket drejtuesit të motorit, me të cilin u larguan autorët, Meshini tha se nuk kishte arritur ta shikonte.
Nga ana tjetër, burime të rezervuara pranë grupit hetimor thanë  se shkak për vrasjen mund të ketë qenë një borxh që viktima ua kishte autorëve, pa specifikuar nëse bëhej fjalë për të holla apo për drogë. Armët e gjetura në vendngjarje u dërguan për ekspertizë në Laboratorin Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme.
Besohet se Domart Konjari ka urdhëruar vrasjen me pagesë të Kasmit, pas konflikteve në Spanjë, në lidhje me trafikun e drogës.