Avokat Detar Hysi: Nezar Seiti nuk ka kërkuar të rrëfejë për çështjen "Habilaj"

0
272

Avokati i Nezar Seitit, Detar Hysi ka reaguar në lidhje me ekstradimin e klientit të tij në Itali,  Ai ka deklaruar se në asnjë rrethanë Nezar Seiti nuk ka kërkuar që të jetë rrëfimtar i çështjes Habilaj.
“Nisur edhe nga përmasat mediatike që ka marrë çështja e klientit tim, dua të sqaroj nëpërmjet jush, opinionin publik se me përgjëgjesinë ligjore, klienti im, në asnjë rrethanë nuk ka kërkuar të jetë rrefimtar në çështjen e njohur si Habilaj.
Nisur edhe nga deklaratat politike, deklaroj me përgjegjësinë e mbrotjes se i pandehuri Nezar Seiti nuk ka dhënë pëlqimin në asnjë fazë të hetimit edhe procedimit penal, qoftë në vend qoftë në Itali.
Klienti im nuk ka njohje me disa nga te pandehurit e çëshjtes në hetim. Kjo e vë atë në pozita të tjera proceduriale të cilat do të dalin gjatë hetimit me ndryshimin e masës së arrestit”, thuhet në ragimin e avokatit Detar Hysi.