“Kemi tre plumba për ty”, kërcënohet me vdekje ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias

0
234

Kërcënohet me vdekje ministri i Jashtëm grek Nicos Kotzias. Mediat greke raportojnë se diplomati grek ka marrë një letër kërcënuese, ndërsa lajmi konfirmohet nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit Nikos Toskas.
“Kemi 3 plumba për ty”, shkruhet në letrën ku bashkë me Kotzias kërcenohet dhe familja e tij.
Sipas Toskas, letra vjen në kohën kur Athina është në negociata me Shkupin për emrin e Maqedonisë, duke shtuar se po bëhen përpjekje për të minuar klimën politike.
Autoritetet pasi u sinjalizuan për letrën kanë nisur hetimet për të identifikuar shkruesin dhe dërguesin. Ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve i bëri thirrje forcave politike që të dënojnë veprime të tilla.