Humb betejën me sëmundjen e rëndë/ Ndahet nga jeta studentja e Arkitekturës

0
258

Anxhela Noçka, studentja e vitit të katërt të Arkitekturës humbi betejën me leuçeminë akute. 22- vjeçarja është ndarë nga jeta në Spitalin e Budapestit dhe lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur miqtë e saj në rrjetin social Facebook.
Noçka u prek nga sëmundja e rëndë në Janar të vitit 2017 dhe menjëherë pas lajmit të kësaj sëmundje miqtë e saj morën nisma të shumta për të ndihmuar në kurimin e Anxhit, por ajo nuk mundi dot të shpëtonte.

Mesazhi në Facebook
“Ishim miq prej shumë kohësh, lamtumirë. Për të gjithë ne që besuam në betejën e saj!!
Anxhi Noçka ndërroi jete sonte në spitalin që kurohej, në Budapest!
Lufta e saj ishte e gjatë dhe shumë e mundimshme. Ajo luftoi e besoi fort deri në fund, nuk u dorëzua asnjë çast deri në momentet e fundit! Te gjithë besuam,mbështetem dhe u lutem për Anxhin, por ndoshta e keqja qe kishte zaptuar trupin e saj,nuk donte te dëgjonte lutjet tona!
Ajo luftoi duke besuar të pabesueshmen!
Jam e bindur që Anxhi nga atje lart, ka falënderuar secilin nga ju që e mbështet e që besuat te Ajo!!😢😢
Ajo do dëshironte pa fund të mos zhgënjente asnjërin prej jush, do dëshironte pafund të kthehej mes jush e t’ju përqafonte fort të gjithëve JU,NE…por mesa duket Zoti e deshi fort! Nuk e la mes nesh, fizikisht, ndonëse shpirtërisht ajo do të jetë përjetësisht mes gjithë atyre që njohën shpirtin e saj të bukur !!
Anxh 😢😢sma mbajte premtimin, por unë do të të fal,sepse jam e bindur qe Zoti do te kujdeset për ty!!
Lamtumire Anxh!
Lamtumire bukuri!
Shpirti yt i bukur u prehtë në paqe!
Do të ruaj për jete në zemrën time!!❤️😢😢