Reshje intensive shiu, 3 qarqet që rrezikohen nga vërshimet e lumenjve

0
222

Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë hapësirën gjeografike të Shqipërisë, ndërsa disa qarqe kanë sasi më të mëdha reshjesh.
Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se qarqet e Kukësit, Vlorës dhe Gjirokastrës kanë “ka mundësi vërshimesh të shpejta nga përrenjtë malorë, kjo kryesisht përgjatë ditës së sotme (e shtunë, dt.03) dhe me ulje të rrezikut përgjatë ditës së nesërme (e diel, dt.04). Në këto qarqe është vendosur edhe shenja e rrëshqitjeve të tokës.”
Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve mund të krijohen probleme në zonat urbane, kjo në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Parashikimi:
Sot pasdite (e shtunë, dt.03) priten reshje në të gjithë territorin, që në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të jenë intensive, lokalisht shumë intensive. Në pjesën tjetër të qarqeve do të jenë mesatare ose intensive, por lokalisht deri shumë intensive. Nesër (e diel, dt.04) reshjet do të jenë të dobëta. Reshjet do të jenë në formën e dëborës 700 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)
TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 12
në vendet e ulëta: 6 / 11
në vendet malore: -1 / 5 °C.
ERA
Sot (e shtunë, dt.03) era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë. Nesër (e diel, dt.04) ajo do te fryje e dobët, ne bregdet deri mesatare.