Fondi për bujqësinë, Qeveria nxjerr sektorët dhe rregullat si përfitohet financimi

0
243

Qeveria ka miratuar kriteret bazë për sektorët e bujqësisë që do të përfitojnë financime nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
Përmes këtij fondi, Qeveria synon rritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë së një game të gjerë produktesh bujqësore dhe blegtorale.
Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure, Qeveria mbështet me fonde kultivimin e drufrutorëve, bimëve mjekësore, kultivimin e perimeve për qëllime tregu në një sipërfaqje jo më pak se 0.2 hektarë dhe jo më shumë se 1 hektarë e deri tek ndihma për pajisjen e kulturave të mbjella me rrjetë për mbrojtjen nga breshëri, sidomos në zonat që goditen çdo vit nga ky fenomen.
Ndërkohë, për fermerët me moshë nga 22 deri në 35 vjeç, masa e financimit të rritet me 25 për qind. Aplikuesi, në çdo rast, duhet të ketë tokën në pronësi private dhe ose të marrë me qira nga subjekte të tjera që e kanë tokën në pronësi private.
Qeveria synon gjithashtu që të përhapë teknologjinë në bujqësi dhe blegtori, përmes programit të financimit, që i jep përparësi këtij sektori.
Top Channel