Fotot e fundit të Tinkës me djalin, si e përloti Zefi nënën e tij në Shkodër me fjalët e ndjera

0
221

Djali i aktores se madhe Tinka Kurti, i cil u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, jetonte në Kanada.
Kur e ëma festoi 85 vjetorin e lindjes, në një aktivitet të zhvilluar më datë 19 dhjetor në Shkodër, ai i dërgoi një video-mesazh surprizë ku i thoshte:
“Nana ime të dua shumë”, teksa Tinka shpertheu në lot kur dëgjonte fjalët e ndjera.
Zefi ishte djali i vetëm i aktores, dhe si shprehen ata që e njohin mirë “e kishte dritën e syve”. Aktorja disa ditë më parë u shtrua me urgjencë në spitalin Amerikan pasi pati disa probleme me mushkërinë, ndërsa ditën e djeshme mori lajmin e hidhur pë ndarjen nga jeta të së birit, si pasojë e një infarkti.
Më poshtë janë fotot e shkëputura nga momenti emocionues.