Me makinë në argjendari, arrestohen grabitësit e Shkodrës

0
191

Policia e Shkodrës njofton se ka arrestuar këtë të mërkurë dy të rinj për grabitjen e një argjendarie të ndodhur më 3 shkurt në lagjen Vasil Shanto të qytetit.
Policia thotë se autori i grabitjes, që shkatërroi derën hyrëse të argjendarisë duke e goditur me makinë është shtetasi Françesko Vukaj, 23 vjeç, banues në fshatin Rrenc të Shkodrës.
Gjithashtu, në pranga ka përfunduar edhe Iraldo Filipi, 28 vjeç, banues në fshatin Gajtan. Filipi dyshohet si bashkëpunëtor i Vukajt.
Mbrëmjen e 3 gushtit, Vukaj përplasi automjetin Volkswagen pa targa me qepenin e argjendarisë. Më pas, ai ka dalë nga makina dhe ka grabitur në argjendari disa sende floriri e larguar me shpejtësi duke braktisur makinën.
Policia thotë se shtetasi Iraldo Filipi u arrestua, pasi në anën tjetër të rrugës ka qenë duke pritur me mjetin tip Benz, për t’u larguar së bashku me shtetasin Françesko Vukaj nga vendngjarja pas grabitjes.
Si prova, policia ka sekuestruar mjetin me targa AA294GU, që dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar, si dhe një orë dore floriri, që rezulton e vjedhur në argjendari.
Top Channel