Të shtëna në Elbasan, një i plagosur

0
213

Banorët e zonës pranë vendit të njohur si “Kryqëzimi i Cërrikut”, në Elbasan u tronditën nga të shtëna me armë zjarri në orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure.
Policia njofton se rreth orës 19:40 minuta 23-vjeçari me inicialet R.Ç., ka mbetur i plagosur pasi në drejtim të tij është qëlluar me pistoletë.
Autorët e sulmit, thotë policia, mbeten ende të paidentifikuar. Policia e Elbasanit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën përreth vendngjarjes.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale armën e krimit. Policia thotë se ka shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet për zbardhjen e saj.
23-vjeçari, pronar i një motoservisi në Elbasan, është shoqëruar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel