Gjeografia e korrupsionit/ Kush janë liderët e ngjashëm me Edi Ramën nëpër botë

0
203

Për t’i joshur biznesmenët italianë, Edi Rama përsëriti pak ditë më parë një krahasim që duket interesant; se shqiptarët nuk janë shumë të ndryshëm nga italianët. “Italianët këtu e ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre.
Ka një mënyrë të jetuari në Shqipëri që ngjajnë si dy pika uji me jetesën në Itali, por me ndryshimin se këtu taksat janë më të ulëta” tha kryeministri.
Kuptohet se me këtë që thotë Rama tërthorazi jep idenë se edhe ai vetë, duhet t’i ngjajë kryeministrit të Italisë, në këtë rast Paolo Gentilonit.
Krahasimi tingëllon ekzotik kur e dëgjon. Italia dhe Shqipëria nuk janë shumë larg dhe temperamenti mesdhetar i dy popujve përmendet shpesh si shenjë ngjashmërie. Çështja është që nëse krahason sigurinë, shërbimet në tërësi si spitalet, arsimi, pagat etj, kuptohet se flitet për dy botë larg njëra-tjetrës.
Raporti i Transparency International për perceptimin e korrupsionit, që u publikua këtë të mërkurë, e renditi Shqipërinë në vendin e 91 për vitin 2017.

Bazuar tek raporti i Transparency International për perceptimin e korrupsionit, Lapsi.al vëzhgoi se kush janë vendet e ngjashme me Shqipërinë dhe drejtuesit e shteteve të ngjashëm me Edi Ramën. Kultura e korrupsionit në këtë rast është kriteri i vetëm.
Siç tregon renditja, mbi Shqipërinë është një shtet me emrin Suaziland, ndërsa më poshtë vijnë me radhë Bosnje-Hercegovina, Guajana, Sri Lanka dhe Timori Lindor.
Më shumë se me Merkel, Macron, Gentiloni etj, të ngjashmit e Ramës dhe të shqiptarëve janë politikanë dhe popuj të Amerikës Latine, të Afrikës apo të Azisë.