Kryeministri Edi Rama mbledh sot dhe nesër qeverinë në qarkun e Beratit

0
260

Në kuadër të nismës për t’u zhvendosur me kabinetin të paktën një herë në muaj në një qark të vendit, Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot dhe nesër qeverinë në qarkun e Beratit.
Qeveria do të inspektojë disa investime në infrastrukturë në këtë qark, dhe pas vendimeve të qeverisë do të ketë një komunikim me median. Kryeministri do të ketë një aktivitet të veçantë për vendimin e anulimit të koncesioneve mbi kanionet e Osumit.
Ditën e shtunë, do të ketë një mëngjes pune me të gjithë drejtuesit e institucioneve të rajonale dhe vendore, ndërsa në fund do të zhvillohet një takim me qytetarët për të nxitur përfshirjen e tyre në portalin e bashkëqeverisjes me njerëzit.
Axhenda e plotë e mbledhjes së Qeverisë në Berat
E Premte 23 Shkurt 2018
13:30 Nisja për në Berat
15:00 Ndalesë tek Rruga Ura -Vajgurore-Kucovë-Dragot. Inspektim i punimeve në përfundim Rruga Ura -Vajgurore-Kucovë-Dragot. Vijim për tek Mbrojtja lumore-Diga: Mbjellje pemësh
15:50 Vijim i rrugës për në Berat
16:00 Mbledhja e Këshillit të Ministrave (Grand Ëhite City) –Ministrat dhe zv/ministrat
17:00 Deklaratë për Media e Kryeministrit mbi vendimet e marra
17:30 Event: Planet e zhvillimit të Qarkut të Beratit –(FSHZH, Turizmi, Infrastruktura, Kultura) Pallati Kulturës –Të gjithë
Pjesëmarrësit në Panel dhe radha e prezantimeve:

  • Klosi
  • Kumbaro
  • Gjiknuri
  • Philipp Keller, zv. Ambasador Zviceran
  • Beci
  • Fjala përmbyllëse e kryeministrit

18:30 Vizitë në Qendrën Mesjetare Teqeja e Helvetive si dhe lancimi i projektit të rikostruksionit të saj me fondet TIKA bashkë me Xhaminë e Beqarëve dhe të Xhamisë Mbret (KM, Drejtori i Përgjithshem i Fondit TIKKA, Kumbaro, Klosi, Deputetët e Qarkut, Prefekti)
19.00 Darka me 10 të ftuarit e spikatur të sektorit.
 
24 shkurt 2018
Ora 8.30-9.30 mbjellje pemësh nga gjithë kabineti në vende të ndryshme
9:30 Takim me drejtuesit e administratës vendore e qëndrore (Salla e mbledhjeve të Bashkisë Berat) për:

  • shërbimet publike,
  • reforma e ujit,
  • skemat mbështetëse në bujqësi
  • prioritetet rajonale

150 pjesëmarrës
10:30 Nisja e kabinetit të qeverisë për inspektime sipas axhendave të paracaktuar
Kryeministri:
10:30 Nisja për Ujë Vajgurore
10:40 Inspektim i Thertores së re me standarde bashkëkohore në Orizaj (Rama, Niko Peleshi, Klosi, deputetët, prefekti)
11:00 Vijim për në Urën Vajgurore
11:30 Nisma ime në kuadër të Bashkëqeverisjes me njerëzit: Guroret e mbyllura dhe pyllëzimi i zonës (Rama, Klosi, Kryetari i bashkisë, deputetët, prefekti dhe 150 qytetarë)
12:30 Nisja për Drenovicë
12:50 Vizitë në serat e Drenovicës dhe bashkëbisedim me fermerët dhe studentët e trajnuar për të asisituar fermerët për ndërtimin e projekteve fituese (KM, Niko Peleshi, Klosi, deputetët, prefekti)
13:10 Nisja për në Kozare
13:30 Drekë me familjen fermere të Hekuran Cepës (Rama, Niko Peleshi, Klosi, Felaj)
14:30 Nisja për Kucovë
15:00 Rilindja urbane e Kucovës (Lagjja 11 janari) – KM, Klosi, Felaj, Prefekti