Aksident me dy të vdekur në Golem të Kavajës

0
227

Policia e Kavajës arrestoi 30 vjeçarin Halil Koka, si drejtues i automjetit që shkaktoi aksidentin me dy të vdekur në zonën e Golemit në Kavajë, mëngjesit e sotëm. Mësohet se Halil Kokës i ishte hequr patenta dy ditë më parë, prandaj ai i kishte kërkuar 30 vjeçares Ilda Parroj të merrte përsipër aksidentin tek Mali i Robit.
Ilda Parroj akuzohet për “dëshmi të rreme” dhe aktualisht është e ndaluar dhe mbahet në ambientet e Komisariatit në Kavajë, sëbashku me Halil Kokën.
Viktima të aksidentit tek Mali i Robit mbetën Edlira Pisku dhe Xhemil Pisku, përkatësisht 34 dhe 69 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur 8 vjeçari, djali i 34 vjeçares.
Halil Koka pritet të përballet me akuzën e aksidentit me pasojë vdekjen, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet.