Dua Lipa: Frymëzohem nga ish të dashurit e tmerrshëm

0
304

Dua Lipa ka thënë se të gjitha këngët e saj janë të frymëzuara nga ish-të dashurit që ka pasur. 22-vjeçarja i ka përshkruar ‘ish-ët’ nga manipulues e deri në të tmerrshëm.
“Disa kanë qenë manipulues ndjenjash. Pastaj kam dalë me një tip që asnjëherë nuk hante perime. Thosha: ‘Kjo është e tmerrshme. Po han si një pesëvjeçar. Nuk mundem kështu”, ka treguar ajo për Rolling Stone.
Edhe kënga e saj “Hotter Than Hell” është e frymëzuar nga faqja Tumblr dhe po ashtu nga një ish- i dashur tjetër.

“Isha duke përjetuar një ndarje të vështirë. Dikush që më bënte të mendoja se nuk isha e mirë. Mirëpo, kur e shkrova këtë këngë, doja ta bëja të dukej sikur ai nuk arrinte të nxirrte të mirën nga unë. Kënga ishte e mirë, por refreni nuk ishte i duhuri”.
“Ndërsa duke kërkuar në Tumblr, i pashë fjalët “Hotter than Hell” me të kuqe dhe një prapavijë të zezë. Dhe thashë: ‘Kjo është bukur! Çfarë nëse ai ka menduar se unë kam qenë tepër atraktive dhe nuk e doja atë?’”, ka thënë këngëtarja.
Dua Lipa është duke punuar për albumin e dytë me producentin muzikor, Max Martin, i cili ka bashkëpunuar me shumë personazhe të famshëm, nga Celine Dion deri tek Katy Perry.
Mirëpo, nuk është se ajo ka nevojë për ndihmë, duke qenë se tashmë i fitoi dy çmime në ceremoninë e Brit Awards dhe “New Rules” është hit i madh botëror.