Lotaria Amerikane drejt fundit

0
288

Gjatë një fjalimi ditën e premte, presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje sërish për dhënien fund të programit të lotarisë amerikane.
Si pjesë e propozimit për emigracionin, Presidenti Trump tha se programi i lotarisë amerikane po jep në mënyrë të gabuar karta green për të gjithë aplikuesit, pa marrë parasysh aftësinë, meritën apo çështjen e sigurisë kombëtare.
Presidenti amerikan Donald Trump ka argumentuar sërish se kërcënimet e terrorizmit janë një arsye e fortë për t’i dhënë fund lotarisë së vizave dhe programit të ashtuquajtur migrimi zinxhir, i cili u lejon qytetarëve të sponsorizojnë të afërmit e tyre për të migruar në SHBA.