Policia shmang konfliktin mes reperave kosovarë

0
236

Prej disa kohesh tashmë ka dalë lajmi se DJ Blunt dhe Real 1 kanë hapur luftë ndaj dy reperave të tjerë Gjiko dhe Ledri Vula.
Blunt dhe Real thanë se Gjiko, Ledri Vula dhe Faton Shoshi ishin përpjekur të bllokonin publikimin në platformën Youtube të projektit të tyre më të fundit “Çika Jeme”.
Situata mes tyre degjeneroi në kërcënime dhe ofendime nëpërmjet disa video-ve të postuara në Instagram, madje Faton Shoshi mësohet se është forografuar tek shtëpia e Real për të hapur sherr.
Për shkak se gjendja mes artistëve arriti kulmin u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjendjen e cila kishte ndikuar negativisht edhe tek fansat e tyre.
Gjithashtu, mësohet se për të sjellë paqe mes tyre kanë ndërhyrë edhe miqtë e përbashkët të Psilave (tifozët e Prishtinës) me në krye Albert Kastratin.
Konfliktet mes reperave shpesh herë kanë përfunduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, por mesa duket kësaj here policia ka ndërhyrë në kohë për të mos lejuar degjenerimin e situatës.