Shpetim Idrizi: Atdheu ynë është Çamëria, nuk kërkojmë prona

0
219

PDIU dhe Shoqata çamëria protestuan para ambasadës greke në Tiranë në lidhje me çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve. Duke iu referuar bisedimeve për paktin detar, kryetari i PDIU-se, Shpëtim Idrizi tha se kërkohet transparencë për negociatat me palën greke.
Shpetim Idrizi: Ne jemi këtu të bindur që deti, toka, atdheu, varrezat, nuk janë të pushtetarëve por amanet nga Zoti që ne duhet tia transmetojmë brezave. Ne nuk mund të negociojmë integritetin dhe sovranitetin e Shqipërisë. Vetëm mundet ta ruajmë me dinjitet.
Në lidhje me çështjen çame, kreu i PDIU ka theksuar se ky komunitet nuk është duke kërkuar prona e përfitime por dinjitet.
Shpetim Idrizi: Ne nuk kërkojmë prona, ne kërkojmë Atdheun dhe Atdheu ynë është Çamëria. Kërkojmë që Çamëria shqiptarët që jetonë atje Arvanitasit të shpallen  minoriteti etnik shqiptar në vatrat e tyre.
Nuk kërkojmë ndryshim kufijsh por falje për çamët e vrarë. Duhej të ngrihej përmendorja për shqiptarët e vrarë në Çamëri dhe një varrezë dinjitoze për ta.
Deti toka, varrezat nuk janë të pushtetarëve por amanet nga Zoti që ne duhet transmetohen. Deti toka, varrezat Çamëria nuk negociohen por zgjidhen me dinjitet. Haram u qoftë shqiptarëve nëse e shohin Europën e Perëndimin nga Athina! Çamëria është makthi i kokave të shtrembura të Greqisë që ndërsa flasin për prindërit tanë si bashkëpunëtorë e kanë Agimin e Artë, nazistët e tyre në parlamentin e Greqisë.
I bëj thirrje Edi Ramës, Ditmir Bushatit, Ilir Metës, zotit Basha. Unë e di që nuk i keni dhënë dot prosperitet e zhvillim ekonomik shqiptarëve por të paktën e keni për detyrë ti jipni dinjitet. Sa i takon axhendës shqiptare jemi të interesuar për marrëveshjen tokësore. Marrëveshja për ujrat është kërkesë e Greqisë. Nuk ka lindur sot burrë as grua që ti shkojë ndër mend të heqë emrin e Çamërisë. Nuk ka forcë në botë të ndalojë amanetet e shqiptarëve të Çamërisë.  Shqipëria nuk mund të lulëzojë pa dy krahët e saj, Camerine dhe Kosoven.