McAllister: Kosova duhet te ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit të kufijve me Malin e Zi

0
222

Kreu i Komisionit për Punët e Jashtme në PE, David McAllister dhe anëtar i CDU-së së Angela Merkel është shprehur se mosmarrëveshjet territoriale ende të pazgjidhura në rajon duhet të zgjidhen përpara se vendet të ecin përpara drejt BE-së.
Gjatë një interviste per “Pobjeda”, McAllister tha se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufijve mes Kosovës dhe Malit të Zi është shumë i rëndësishëm për të dyja vendet, sidomos për Prishtinën që synon liberalizimin e vizave.
“Liderët dhe zyrtarët në Kosovë duhet të bëjnë të pamundurën për të plotësuar kërkesat në funksion të liberalizimit të vizave, të ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe të vijojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha McAllister.
McAllister tha se nuk alternativë tjetër për ratifikimin e kufijve përveç marrëveshjes mes dy vendeve e firmosur në vitin 2015.