Dëbora në Kukës, vështirësi në qarkullim

0
205

Reshjet e dëborës të nisura herët në mëngjes në Kukës dhe të shoqëruara me stuhi dhe ulje të temperaturave, kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve për shkak të ngricave në rrugë.
Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren për hedhjen e kripës.
Rruga e Kombit është e hapur, ndonëse ka reshje dëbore dhe ngrica. Ndërkohë që 8 borëpastruese po punojnë për largimin e borës në dy krahët e Rrugës së Kombit.
Policia ka ngritur postblloqe për të këshilluar drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të përdorin zinxhirë.