Interi është i shqetësuar

0
189

Interi mori tre pikë të vlefshme ndaj Beneventos, por paraqitja e zikaltërve në San Siro la shumë për të dëshiruar.
Trajneri i zikaltërve, Luciano Spalletti tha se skuadra nuk është e qetë dhe kjo duket qartë. Ai shtoi se kjo ka ardhur për shkak të pritshmërive që u krijuan në fillim.
“Në këtë moment nuk po reagojmë fort dhe nuk po tregojmë personalitet. Nga ana tjetër, edhe pse gabuan shumë, këta djem luajtën me zemër, edhe pse janë të hutuar”, tha Spalletti.
Interi aktualisht renditet në vendin e tretë të Serisë A, me 51 pikë dhe me një ndeshje më shumë se Roma dhe Lazio, të cilat e ndjekin me 1 dhe 2 pikë diferencë respektivisht.