Një i plagosur me armë zjarri në Malësi të Madhe

0
207

Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Vukël të Malësisë së Madhe.
Policia njoftoi se shtetasi Vasel Vuçinaj ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të banesës së shtetasit me iniciale M.Ç., 51 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, por paraprakisht policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.