Olimpiada, dënimi i Rusisë do të hiqet me një kusht

0
232

Dënimi olimpik i Rusisë do të hiqet nëse nuk do të ketë më raste dopingu mes sportistëve të këtij vendi në “Pyeongchang 2018”.
Sipas Komitetit Ndërkombëtar Olimpik (IOC), edhe nëse hiqet ky dënim, atletët rusë nuk do të lejohen të parakalojnë me flamurin e tyre në ceremoninë e mbylljes së Lojrave Olimpike dimërore.
Rusia është dënuar për shkak të rasteve të dopingut në “Sochi 2014”. Plot 168 sportistë rusë garuan në Olimpiadën aktuale si atletë neutralë olimpikë. Vetëm dy prej tyre nuk kaluan testet e dopingut, njëri prej të cilëve merrej me “curling”.
Presidenti i IOC-së, Thomas Bach, tha: “Rastet e dopingut janë zhgënjyese, por nuk ka prova që në këto raste është i përfshirë Komiteti Olimpik i Rusisë”.
Atletët rusë kanë fituar 16 medalje në “Pyeongchang 2018”, dy prej të cilave ishin medalje ari.