Olimpiadë, protesta kundër delegacionit të Koresë së Veriut

0
212

Delegacioni i Koresë së Veriut që ka shkuar në Korenë e Jugut për ceremoninë e mbylljes së Lojrave Olimpike “Pyeongchang 2018” udhëhiqet nga një gjeneral i cili në të shkuarën akuzohet për një sulm ndaj koreano-jugorëve.
Kjo gjë nuk është pritur mirë nga koreano-jugorët. Gjenerali Gen Kim Yong-chol akuzohet për një sulm ndaj një luftanijeje koreano-jugore në vitin 2010, ku humbën jetën 46 marinarë, ngjarje për të cilën Koreja e Veriut ka mohuar të ketë lidhje.
Familjarët e viktimave nga ky sulm si edhe kryeministri i Koresë së Jugut u bashkuan në këtë protestë për të bllokuar kalimin e gjeneralit Gen Kim Yong-chol në kufi.
Në Olimpiadë, të dy Koretë marshuan nën të njëjtin flamur në ceremoninë e hapjes, gjithsesi, gadishulli korean vazhdon të mbetet i ndarë që nga lufta e periudhës 1950-1953.