Pep Guardiola nuk e heq shiritin e verdhë për pavarësinë katalanase

0
210

Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola thotë se do të vazhdojë të mbajë një shirit të verdhë në mbështetje të politikanëve të burgosur katalanas, sepse ai është “një qënie njerëzore përpara se të jetë një menaxher”.
Katër krerë katalanas janë në burg për rebelim dhe kryengritje pas referendumit të tetorit për pavarësinë e rajonit, të cilin Spanja e gjykoi si të paligjshëm.
Guardiola, ish kapiten dhe trajner i Barcelonës si dhe me origjinë katalanase, u akuzua këtë javë nga Shoqata e Futbollit në Britaninë e Madhe për “mbajtjen e një mesazhi politik”, por megjithatë ai e mbajti përsëri shiritin në Ëembley, për finalen e Kupës Carabao të dielën.

Guardiola foli gjerësisht mbi këtë temë pas fitores 3-0 të Mancester City kundër Arsenalit dhe tha: “Nëse unë theva rregullat, e pranoj gjobën.
“Unë jam një qenie njerëzore”.
“Ka katër persona në burg dhe ka të tjerë, të cilët janë jashtë Katalonjës. Kur ata të kthehen, ata do të burgosen për rebelim dhe kryengritje”.
“Nuk ka të bëjë me politikanët, por me demokracinë. Është për të ndihmuar njerëzit që nuk kanë bërë absolutisht asgjë “.

Guardiola iu referua Brexit e referendumit për pavarësi në Skoci dhe theksoi se Katalonia ishte thjesht duke kërkuar një proces të ngjashëm paqësor.
“Ata nuk kanë armë,” tha ai. “Armët që kemi janë vetëm votat dhe zgjedhjet.
“Ju keni bërë Brexit. Ju keni lejuar Skocinë të bënte një referendum në lidhje me faktin nëse (ata) duan të qëndrojnë (në Mbretërinë e Bashkuar) apo jo.
“Dhe, më pas, votojnë njerëzit. Kjo është ajo që ata kërkojnë dhe ata janë në burg tani. ”
Guardiola përballet me një gjobë të mundshme për prishjen e “uniformës dhe rregulloreve të reklamave” të Shoqatës së Futbollit në Britaninë e Madhe, por është zotuar të vazhdojë mbështetjen e tij për politikanët e burgosur katalanas, edhe nëse rrjedhimisht kjo do të shpjerë në një masë ndalimi.