Probleme me dëborën edhe në Elbasan

0
229

Moti i keq me dëborë dhe acar në vendet malore ka përfshirë gjithë territorin e qarkut të Elbasanit.
Shumë fshatra malorë në Gramsh, Librazhd, Elbasan e Përrenjas kanë filluar të bllokohen si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës.
Aksi Elbasan-Qafë Thanë aktualisht është i qarkullueshëm vetëm me zinxhirë për shkak të dëborës që bie vazhdimisht duke krijuar edhe ngrica në pjesë të caktuara të saj
Akset që lidhin Librazhdin me Bulqizën dhe Peshkopinë janë pothuajse të pakalueshme, ndërsa shumë fshatra se Stravaj, Luniku, Polisi Stëbleva, Sopoti, etj ndodhen nën pushtetin e dëborës.
Situata pritet të përkeqësohet për shkak se meteorologët kanë parashikuar ulje të mëtejshme të temperaturave dhe reshje dëbore.
Shtabi i emergjencave është ngritur tashmë në Prefekturën e Elbasanit dhe ka vënë në funksion gjithë kapacitetet që ka qarku.