Administrata Trump nuk nxitohet në bisedimet me Phenianin

0
254

“Ne do të shohim nëse mesazhi i Phenianit, se është i gatshëm të zhvillojë bisedime, përbën hapat e parë në rrugën drejt çnuklearizimit. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe bota duhet të vazhdojnë të bëjnë të qartë se programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut janë një rrugë pa krye “, tha në një deklaratë të lëshuar për shtyp, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders.
Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe bashkësia ndërkombëtare “pajtohen përgjithësisht se çnuclearizimi duhet të jetë rezultat i çdo dialogu me Korenë e Veriut. Fushata maksimale e presionit duhet të vazhdojë derisa Koreja e Veriut të çnuclearizohet. Siç tha Presidenti Trump, ekziston një rrugë e ndritur për Korenë e Veriut në rast se zgjedh çnuclearizimin “.
Kreu i delegacionit të Koresë së Veriut në ceremoni ra dakord, në një takim me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in të dielën, se “marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara duhet të zhvillohen së bashku me marrëdhënien e Koresë së Veriut me Jugun, ndërsa do të vërehet nëse Pheniani ka synime të mjaftueshme për të zhvilluar dialog me Shtetet e Bashkuara”, tha zëdhënësi i zyrës presidenciale të Koresë së Jugut, Kim Eui-kyeom.
Mbetet ende e paqartë nëse deklaratat e zyrtarëve amerikanë dhe të Koresë së Veriut do të çojnë në ndonjë përparim mes dy vendeve, të cilat nuk kanë marrëdhënie diplomatike.