Anulohet projekti i ri i Nora Istrefit, konfliktohen artistët?!

0
257

Prej disa kohësh, fansat e këngëtares Nora Istrefi janë në pritje të rikthimit të saj me projekte të reja në skenën muzikore.
Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur paralajmëroj projektin e saj të rradhës në bashkëpunim me artistin e ri, Irkenc Hyka.
Mirëpo, duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Gjërat duket se nuk kanë shkuar siç duhet për dy artistët pasi së fundmi, Irkenci ka lajmëruar ndjekësit se së shpejti do të publikohet kënga me titull “Tymi i dashurisë”, në të cilën ai do të këndonte përkrah Istrefit.
Në imazhin e publikuar nuk e shohim gjëkundi emrin e Norës ç’ka nënkupton që ai do të jetë i vetëm në këtë projekt .Mos vallë ka nisur konflikti mes artistëve?