Gazsjellësi TAP nuk mund të shfrytëzohet nga Shqipëria

0
232

Shfrytëzimi i gazit që do të kalojë në Shqipëri përmes gazsjellësit TAP nuk do të mund të shfrytëzohet menjëherë nga vendi ynë, raporton Lapsi.
Qeveria ka miratuar një strategji për ngritjen e një rrjeti vendas të shpërndarjes, por kjo kërkon kohë dhe rreth 300 milionë Euro fonde, gjë e cila do të thotë se ky burim energjie nuk mund të përdoret menjëherë për nevojat e vendit.
Në planin e qeverisë për zhvillimin e sektorit të gazit natyror në Shqipëri, nënvizohet fakti se shpërndarja e gazit natyror brenda vendit nuk pritet të ndodhë përpara vitit 2020. Në fakt, as fondet dhe as mënyra e ngritjes së rrjetit të gazit në Shqipëri nuk janë siguruar ende.
Qeveria ka parashikuar ndërtimin e tre linjave kryesore të transmetimit. Koha për të ndërtuar është e shkurtër, deri në tre vjet, dhe shuma që kërkohet është 185 milionë Euro, ndërsa për shpërndarjen duhen 110 milionë Euro të tjera.
Për momentin është ngritur si njësi vetëm kompania publike që do merret me administrimin e rrjetit të gazit. Sasitë e para të gazit do të kalojnë përmes tubacionit të TAP nga Azerbaxhani drejt Europës në 2020-ën, por Shqipëria nuk pritet të jetë nga përfitueset e para.