Ministri Gjiknuri dëshmoi në Prokurori

0
280

Ministri Damian Gjiknuri shkoi sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi ishte i thirrur për të dëshmuar për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.
Pas një auditi për këtë aks, ka qenë ministri që ka bërë kallëzim, duke çuar në pranga disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë.
Më parë në lidhje me këtë çështje janë marrë në pyetje edhe ish-ministrat Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.
Edhe prokuroria dyshon se zyrtarë e ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor kanë shpërdoruar detyrën në bashkëpunim dhe kanë kryer korrupsion duke urdhëruar 12 ndryshime të kontratës fillestare mbi të cilën do të ndërtohej aksi Tiranë-Elbasan.
Këto amendime të pastudiuar i kanë sjellë shtetit një dëm ekonomik, vlerë që do të përcaktohet nga një grup ekspertesh të pavarur të kërkuar nga akuza.