Një person humbi jetën pasi kabina elektrike mori flakë

0
232

Një burrë në Tiranë është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në zonën e “Freskut”.
Sipas informacioneve të para, mësohet se një kabinë elektrike në “Rrugën Muhamet Deliu” ka marrë flakë dhe burri, ende i paidentifikuar nga Policia, ka pësuar djegie duke humbur jetën. 
“Rreth orës 21:55, në rrugën ‘Muhamet Deliu’ pranë pallatit “Zaimaj”, brenda kabinës elektrike nga zjarri i shkaktuar është djegur plotësisht një shtetas i paidentifikuar”, njoftoi Policia. 
Policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje. Për shkak të zjarrit në kabinë, ka pasur edhe probleme me furnizimin me energji në zonën përreth.