Receta për dobësim, përbërësi sekret

0
269

Vezët në mëngjes janë një prej ushqimeve më të këshillueshme prej dietologëve. Ato ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë, dhe mbi të gjitha kanë shumë proteina dhe yndyrna të cilat i duhen trupit. Konsumi i tyre nxit metabolizmin të veprojë më shpejtë, dhe gjithashtu përgatiten lehtësisht.
Sipas dietologëve, mjafton që vezëve tuaja t’i shtoni pakëz piper të kuq, dhe do ndihmoni trupin tuaj që të bjerë nga pesha.
Kombimini i piperit me vezën, nxit funksionimin e metabolizmit, 30 minuta menjëherë pasi e keni konsumuar. Gjithashtu, fakti që piperi është pikant, bën që ju të digjni kalori edhe më shpejt.