Trajneri i PSG flet për gjendjen e Neymar

0
223

Trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery ka folur për gjendjen shëndetësore të Neymar, i cili u largua nga fusha me barelë.
Pas ndeshjes ndaj Marseilles, Emery tha se duhet të priten ekzaminimet mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të brazilianit Neymar.
“Doktorët më kanë thënë për një përdredhje në kyçin e këmbës. Tani duhet të presim një ekzaminim mjekësor për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Ne do të presim ekzaminimin, jemi optimistë.
Mediat e huaja sportive raportojnë se mendohet që bomberi brazilian me shumë mundësi nuk do të mund të luajë në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, në stadiumin Bernabeu.