Alarm për bombë në Operan Mbretërore në Londër

0
311

Mediat angleze raportuan se policia në Londër evakuoi ndërtesën e Operas Mbretërore në qendër të kryeqytetit britanik, pas një alarmi për bombë që u dha mesditën e sotme.

Në rrjete sociale u postuan dhjetra foto të efektivëve të policisë të cilët rrethuan zonën dhe  larguan banorët e pallateve pranë Operas Mbretërore.

Në foto shfaqen gjithashtu policë që mbajnë qenë të stërvitur për të gjetur pako me bombë, dhe forca të shumta të policisë dhe zjarrfikëse.