Ndahet nga jeta kritiku i artit, Gëzim Qëndro

0
279

Lajmin për ndarjen nga jeta të kritikut të artit Gëzim Qëndro e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila ndër të tjera tha se ai la një boshllëk të madh njerëzor dhe miqësor.
Njoftimi i Ministres Kumbaro
“Trishtim i madh!
Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gezim Qendro.
Le vepra shume te mira mik!
Por edhe na le nje boshllek te madh njerezor e miqsor siç vetëm fisnikët munden.
Je i pazevendesueshem!
Lamtumire!”