E fundit: Seanca për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës u shty për javën tjetër

0
284

Është shtyrë për javën e ardhshme seanca e parlamentit të Kosovës ku do të votohet për marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
Sipas mediave në Kosovë, Lista Serbe ka premtuar se do të votojë pro, ndërsa Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim duke thënë se nuk do ta votojë.
Shefat e Grupeve Parlamentare në Kosovë kanë rënë dakord që seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi të shtyhet për javën e ardhshme, për ti dhënë pak ditë reflektimi Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.
Lista Serbe ka pohuar se do të votojë në seancën e ardhshme ratifikimin e demarkacionit duke lënë të vetme Vetëvendosjen, e cila vazhdon të kundërshtojë marrëveshjen aktuale. Një fakt që u konfirmua dhe nga shefi i grupit parlamentar Glauk Konjufca në seancën e paradites së të mërkurës.