Goditën trajnerin e Vllaznisë në Shkodër, arrestohen

0
253

Dy persona u arrestuan për sulmin ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka, disa ditë më parë në Shkodër. Në njoftimin e policisë thuhet se ata janë Nehat Fojleta, 19 vjeç dhe Sehar Xhenje, 21 vjeç.
Nehat Fojleta është personi që ka kanosur dhe goditur trajnerin e ekipit të futbollit “Vllaznia”. Më pas ai është larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 282 KR. Drejtues mjeti ka qenë Sehar Xhenje, i cili e ka ndihmuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti. Ndërkohë, Policia e Shkodrës nuk ka dhënë ende detaje për motivet e kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i plotë i policisë së Shkodrës
Shkodër, zbardhet dhe dokumentohet autorësia e sulmit dhe goditjes së trajnerit të “Vllaznisë”, Ernest Gjoka. Arrestohen 2 autorët e ngjarjes
Sot, strukturat e Drejtorisë Vendore dhe Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, falë një pune intensive hetimore dhe të pandërprerë, identifikuan dhe arrestuan shtetasit:
• Nehat Fojleta, 19 vjeç, banues në Shkodër
• Sehar Xhenje, 21 vjeç, banues në Shkodër
Arrestimi i tyre u bë pasi më 22 shkurt 2018, rreth orës 17:00, në afërsi të fushës sportive, shtetasi Nehat Fojleta është afruar duke kanosur dhe goditur trajnerin e ekipit të futbollit “Vllaznia”. Më pas ai është larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 282 KR. Drejtues mjeti ka qenë shtetasi Sehar Xhenje i cili ka ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që shërbeu për largimin e autorit të dyshuar pas sulmit.
Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, po punohet intensivisht për zbardhjen e motiveve dhe qëllimit të kësaj ngjarjeje
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.