Kokaina në Durrës, 613 kg

0
231

613 kg kokainë u kapën brenda një kontenieri me banane pas një operacioni ndërkombëtar antidrogë që u finalizua në Portin e Durrësit. Sasia e madhe e kokainës u kap pas sinjalizimeve të partnerëve gjermanë e holandezë, ndërsa hetimet po zhvillohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Mësohet se kokaina ishte fshehur brenda një kontenieri me banane me dysheme të dyfishtë, që ishte porositur nga kompania “Arbri Garden sh.p.k” me qendër në Maminas, e themeluar më 3 maj në vitin 2012 me administrator Arbër Çekaj.7
Kokaina mbërri në Durrës me traget dhe itinerari i saj dyshohet se është Kolumbi-Itali-Maltë dhe më pas në Shqipëri, ndërsa dyshohet se sasia e drogës do shpërndahej më tej në vendet e BE.
Policia ka ndaluar deri tani drejtuesin e kamionit dhe dy persona të tjerë, ndërsa priten arrestime të tjera.
Drejtuesi i kamionit ku u gjet sasia prej 613 kg kokainë deklaroi në Polici se nuk kishte dijeni për drogën.