613 kg kokainë, Arbër Çekaj: Jam i pafajshëm

    0
    247

    Duke folur nga Gjermania përmes një lidhje telefonike për News 24, Arbër Çekaj ka thënë se ai është i pafajshëm dhe se është nisur drejt Shqipërisë për t’ju dorëzuar organeve të rendit dhe për të dhënë versionin e tij në Prokurori.
    “Jam në një situatë të pafavorshme që nuk ka lidhje me familjen time e as me personalitetin tim. Jam biznesmen modest. Ka shumë spekulime në media. Dua të jap versionin tim. Do vij në Shqipëri shumë shpejt. Jam nisur për në Shqipëri dhe do shkoj në Prokurori. Që nga viti 2012 jam regjistruar në QKR Tiranë. Kompania ime shumë modeste që sot u bë shumë e njohur merr mallra kudo. Arbër Çekaj nuk ka lidhje me drogën e gjetur apo gjëra të tjera”, tha për News 24 Arbër Çekaj.