Aurela Gaçe përlot me dedikimin që i ka kushtuar Dr.Florit

0
276

Data e sotme përkon me ditëlindjen e kantautorit të ndjerë Dr.Flori.
28 shkurti i vitit 1979 ishte viti kur në jetë erdhi reperi Dr. Flori. Miq e kolegë nuk mund të linin pa përkujtuar këtë datë të rëndësishme që lidhet me kujtimin e tij.
Një dedikim mjaft emocionues ka bërë dhe këngëtarja Aurela Gaçe, një prej njerëzve më të afërt të Dr.Florit.
Ajo ka hedhur një fotografi në Instagram ku la disa vargje emocionuese në kujtim të Florit. Kujtojmë që Flori ka ndërruar jetë me 17 nëntor të vitit 2014.