Elseid Hysaj tek më të mirët e Europës

0
225

Elseid Hysaj pritet të ndryshojë skuadër sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare mund të largohet nga Napoli me një transferim që mund të shkojë deri nëi 70 milionë euro.
Elseid Hysaj është më i kërkuari nga lojtarët e kombëtares së Shqipërisë, në kohën kur 4 klube të mëdha po interesohen për të.
Reali i Madridit, Mancester United, Celsi dhe Arsenali kanë marrë informacion për mbrojtësin e djathtë të Napolit, ndërsa mediat ndërkombëtare thonë se njëri prej tyre do të arrijë ta marrë.
Murinjo e do për të zëvendësuar veteranin Antonio Valensia, Çelsi për të plotësuar një ekip me mungesa, ndërsa Arsenali e kërkon për karakterin e fortë.
Gazeta britanike “Ekspres” shkruan se “Reali mund të marrë si trajner Mauricio Sarrin, për të zëvendësuar Zinedin Zidanin, dhe kjo do ta bënte gjigandin spanjoll favorit për të marrë Hysajn, që luan pikërisht për Napolin”.
Sipas saj, e ardhmja e 24-vjeçarit do të përcaktohet shumë nga e ardhmja e vetë trajnerit të tij, njeriut që e aktivizoi tek Empoli, dhe që e mori me vete tek Napoli.
Mediat shkruajnë se vera e ardhshme nuk do ta gjejë Hysajn me skuadrën e tij të tanishme. Sipas Observatorit të Futbollit, vlera e kartonit të Hysajt renditet në vendin e 62-të në Europë dhe në Botë me 62.2 milionë paund stërlina, apo afërsisht 70 milionë euro, duke qenë më lart sesa ylli i Torinos, Andrea Beloti, dhe pak më poshtë se braziliani i Paris SG, Markinjos.