Kamioni shqiptar me drogë kapet në Greqi sapo kaloi doganën e Kapshticës

0
274

Policia greke ka sekuestruar 60 kg e 954 gramë marijuanë e ndarë në 54 pako të mbështjella me natribam.
Mjeti po vinte nga kufiri i gjelbër, pranë Kapshticës, kur u ndalua nga policia greke.
Mediat greke raportojnë se është arrestuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të dy shqiptarë, përkatësisht 33 dhe 24 vjeç.
Janë sekuestruar edhe 2 celularë dhe 105 euro, ndërsa është bërë shpallja në kërkim edhe i pronarit të mjetit, një shqiptar 59 vjeç.