Marin Le Pen rrezikon 3 vite burg

0
229

Liderja e Frontit Nacional dhe ish-kandidatja për presidente e Francës, Marin Le Pen është në regjistrin e personave nën hetim për publikimin dhe shpërndarjen e imazheve të dhunshme.
Ajo akuzohet se ka publikuar në profilin e saj në Twitter në 2015-n disa fotografi të makabriteteve të ISIS.
Drejtësia franceze nuk ka marrë parasysh natyrën e publikimit edhe pse Le Pen në postim shkruan: “Ky është ISIS”. Tashmë liderja e Frontit Nacional rrezikon deri në 3 vite burg dhe 75 mijë euro gjobë.