Ministria e Mbrojtjes paralajmëron përmbytje në disa qarqe

0
204

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një njoftim lidhur me situatën e motit të rëndë ku bën me dije se pas borës vendi do të preket nga reshjet e shiut, të cilat të shoqëruara edhe me rritjen e temperaturave mund të sjellin rrezik përmbytjesh në disa qarqe.
Sipas MM temperaturat pritet të rriten deri në 9 gradë ndërsa gjatë natës së sotme dhe nesër do të ketë reshje intensive në Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër, gjë e cila mund të shoqërohet me daljen e përrenjve dhe lumenjve malorë nga shtrati i tyre natyral.
“Janë informuar dhe porositur Prefektët e qarqeve të mësipërm dhe kryetarët e bashkive të këtyre qarqeve për të marrë masat përkatëse për përballimin e situatës, për njoftimin e komunitetit, për mbajtjen në gadishmëri të mjeteve dhe forcave nga subjektet kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për ndërhyrje në çdo rast, si dhe për mobilizimin e gjithë strukturave në qark dhe bashki”, thuhet në njoftim.