Moti, pezullohet mësimi në 500 shkolla

0
228

Temperatuarat e ulëta kanë detyruar Drejtoritë Arsimore Rajonale në vend të pezullojnë mësimin në rreth 500 shkolla në të gjithë vendin. Në shkollat e Tiranës, rezistencat vijojnë të jenë një alternativa e vetme për t’u ngrohur.
Sipas Ministrisë së Arsimit, reshjet e borës dhe temperatuarat e ulëta kanë detyruar Drejtoritë Arsimore Rajonale të pezullojnë mësimin në rreth 500 shkolla të vendit.
Orët e humbura, nxënësit do t’i zëvendësojnë gjatë javës pas orarit të planifikuar ose ditëve të shtuna. Por ky është një vendim që do të merret nga Drejtoritë Arsimore Rajonale me përmirësimin e kushteve të motit.