Sa të fortë jeni/ Nga hakmarrja te e qara, mësoni si e përballojnë zhgënjimin shenjat e horoskopit

0
272

E përditshmja na përball me situata nga më të ndryshmet. Brenda një cikli prej 24 orësh, përjetojmë ulje e ngritje humori, e kështu nuk mund ta dijmë se çfarë do të na duhet të kalojmë. Por, sa mirë e përballojmë stresin? Kjo është gjithmonë në varësi të karakterit. Disa durojnë më shumë nga ç’e mendojmë. Të tjerë shpërthejnë me nerva, ndërsa një pjesë e zgjidhin duke qendruar të mbyllur në vetvete.
Si gjithmonë, shenja e zodiakut është një përcaktues i mirë në këtë drejtim. Data e lindjes ndikon së tepërmi në mënyrën si i përballoni situatat, edhe pse jo çdokush është i njejtë në një rast të tillë. Por, mos u çudisni nëse përshkrimet e mëposhtme korrespondojnë ekzaktësisht me ju. Ja shpjegimi për secilën shenjë!

Dashi – silleni sikur nuk ju intereson zhgënjimi, edhe pse diçka ju shqetëson thellë përbrenda.

Demi – nuk mund ta fshihni kur jeni nën presion dhe gjithçka e zgjidhni nëpërmjet ushqimit.

Binjakët – deklaroni se ia dilni vetëm vetë dhe nuk ju duhet tjetër njeri përkrah

Gaforrja – nuk falni dhe nuk harroni, pra siguroheni të hakmerreni.

Luani – e gjithë bota e merr vesh kur jeni nën stres, sepse e bërtisni me të madhe.

Virgjëresha – kërkoni perfeksionin, kështu që edhe stresi më i vogël ju duket si vdekja.

Shigjetari – thjesht nuk e mendoni kurrë sikur fajin e keni ju, por nënvlerësoni të gjithë ata që ju sollën në një situatë të tillë.

Akrepi – ju mendoni vetëm hakmarrjen, pa marrë parasysh asnjë rrethanë tjetër përreth.

Bricjapi – shndërroheni menjëherë në akull të ftohtë, duke përjashtuar shumë njerëz nga jeta.