Ja kush i dha informacionet për kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit

0
250

Ushtria Kolumbiane ka reaguar përmes një deklarate në faqen zyrtare lidhur me operacionin e zhvilluar në Portin e Durrësit që çoi në sekuestrimin e 613 kg kokainë.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi kapjen e sasisë së madhe të drogës kokainë në territorin shqiptar si “një sukses vetëm i organeve ligjzbatuese shqiptare”, duke mohuar bashkëpunimin apo marrjen e informacionit nga agjensitë e huaja.
Por sipas deklaratës zyrtare të Ushtrisë kolumbiane, e cila ka lëshuar një deklaratë për mediat, të publikuar edhe në faqen e saj zyrtare, thuhet se në operacion ishin të përfshira Marina Kombëtare Kolumbiane, agjensitë ligjzbatuese të disa shteteve dhe policia shqiptare.
 “Në zhvillimin e një operacioni të koordinuar që përfshinte Marinën Kombëtare Kolumbiane, agjencitë ndërkombëtare dhe Policinë Shqiptare, në portin e Durrësit – Shqipëri u konfiskuan 613 kilogramë hidrokloruri kokainë.
Droga e konfiskuar ishte e fshehur në dyshemenë e dyfishtë të një kontenieri të ngarkuar me banane që do të linte Kolumbinë në mes të janarit dhe që transportohej nga një anije që në itinerarin e saj do të vizitonte disa porte në Europë, përpara se të arrinte në portin e Shqiperisë.
U konfiskua falë informatave në kohë të ofruara nga agjencitë pjesëmarrëse, të cilat i lejonin Policisë Shqiptare të planifikonte një operacion për të kontrolluar rrugën e kontejnerit, në pronësi të një kompanie shqiptare, që nga momenti i zbritjes së tij në Port dhe në objektet e kompanisë në lokalitetin e Durrësit, vendi ku entiteti i policisë ndërhyri në kontejner për gjetjen e narkotikëve.
Kokaina e konfiskuar i përkiste një strukture trafikimi të drogës të lidhur me Grupin e Armatosur të Organizuar të njohur si “Clan del Golfo”, i cili ka kontakte në disa porte në Evropë ku ata dërgojnë dërgesa droge”, thuhet në deklaratë.