Notari 99 vjeçar thyen rekordin botëror

0
229

Një 99 vjeçar notar nga Australia ka thyer rekordin botëror për grupmoshën e tij në kategorinë 10-105 vjeç, në stilin e lirë 50 metërsh, duke e përfunduar garën për 56.12 sekonda.
George Corona e bëri prezantimin e tij spektakolar gjatë një eventi në Queensland, duke e eklipsuar edhe rekordin e tij të mëparshëm në 2014, kur e përfundoi garën për 35 sekonda.
Notari australian, George Corona u shpreh se ishte “shumë i lumtur” dhe ndihej “në qiellin e shtatë” nga ky rezultat.
“Në këtë moshë, stërvitja është e vështirë dhe duhet pak kohë për nxehjen…lodhesh shumë më shpejt. Por nëse e bën ngadalë e me kujdes, çmimi është astronomik”, tha 99 vjeçari, i cili do të mbushë plot 100 vjeç në muajin prill.
Rekordi i mëparshëm në të njejtën kategori është vendosur në 2014 nga notari britanik John Harrison, i cili e përfundoi garën për 1 minutë e 31.19 sekonda.
Masters Swimming Australia tha se rekordi pret verifikimin final nga International Swimming Federation (Fina).
George Corona gjithsesi nuk ndalet me kaq. Ai tha se do të sfidojë këtë të shtunë rekordin prej 3 minuta e 23.10 sekonda që mbahet sërish nga britaniku Harrison, në stilin e lirë 100 metërsh.